Kryminisitri Edi Rama ditën e sotme ka zhilluar një takim me biznesmenë të bujqësisë në Tepelenë.
Gjatë takimit ka pasur edhe një moment të sikletshëm, kur Mirela Kumbaro ka prezantuar disa nga biznesmentët, një ndër to ishte dhe Elona Bejo, e cila ka qenë dhe më herët personazh i ERTV-së së tij.
Kur Kumbaro prezantoi Elonën, Rama e pyeti se si e kishte partnerin, i cili ishte francez, ndërsa Kumbaro i thotë se ai kishte ndërruar jetë nga Covid-19, disa kohë më parë.
Rama mbetet i befasuar dhe i kërkon ndjesë, ndërkohë që më pas biseda vazhdon si normalisht.
Pjesë nga biseda:
Kumbaro: Elona nga Ballabi kur kemi qenë tek ferma
Rama: Elona është kampione
Kumbaro: Është kampione dhe e ka pasuruar ofertën…
Rama: Çthotë francezi?
Kumbaro: Francezi nuk është më, ka ndërruar jetë nga Covid.
Rama: O ndjesë, ndjesë. Nuk e dija.
Kumbari: Po Elona vazhdon projektin e nisur…
Rama: Ishte këtu apo atje?
Elona: Në Francë.
Rama: Në Francë e mori?
Elona: Jo e mori këtu, e më pas iku në Farncë. Ndërroi jetë në Francë.
Rama: Aj. Më vjen shumë shumë keq nuk e kam marrë vesh. Tani po e dëgjoj për herë të parë.
Kumbaro: Elona po e vazhdon projektin…
Rama: Do vazhdosh do rezistosh. Respekte!