Haaretz, gazeta izraelite, një nga më të mirat në botë për klasin, kompetencën dhe për vërtetësinë e gjithçkaje që boton informon se pak përpara se të hynte në karantinë, Beniamin Netanyahu i ka kërkuar shefit të Mossad Yossi Cohen, një nga njerëzit e tij më të besuar, që të siguronte nga vendet arabe materiale shëndetësore për të përballuar emergjencën coronavirus. Nuk është një keqkuptim, por një konfirmim, i radhës, që tregon unitetin e këtij vendi, e këtij populli, të cilët në mijëra vjet, por sidomos në këto njëqind vjetët e fundit, na kanë treguar se rrugët e mbijetesës janë të pafundme, pra gjithmonë duhet të kërkojmë të reja, dhe eksentrike.
Kemi të bëjmë më shërbimin sekret më legjendar të botës, i famshëm për gjurmimin e kapjen si të kriminelëve nazistë dhe të terroristëve, që merr detyrën të sigurojë maska dhe respiratorë nga vende formalisht armiq. Si është e mundur? Sipas, gazetarit të gazetës Haeretz, Yossi Melman, nëse Izraeli ka mardhënie dipllomatike me 100 shtete, Mossad ka marrwdhënie, informale por shumë solide, me shumë shtete. Janë 140. Shpesh qëllon që drejtuesit e Mossad të bisedojnë me kolegët e vendeve arabe dhe që të shkëmbejnë mes tyre favore e informacione, sigurisht kjo bëhet në sekret të plotë. Duke patur parasysh se një pjesë e madhe e vendeve arabe janë furnizuar nga Kina me sasi të pafundme materialesh, izraelitët me të drejtë menduan që ky është momenti për ti shfrytëzuar këto lidhje.
Netanjahu me Yossi Cohen
Mos vallë këtu kemi të bëjmë edhe njëherë me një falimentim të Netanjahut? Mbas 11 vjetësh si kryeministër dhe gjashtw e gjysmë si ministër i shëndetësisë “ad interim”, mbas shumë thashethemeve në lidhje me rekordet në teknologji e në shëndetësi, ta ketë lënë vendin të pambrojtur, e të pa përgatitur ky armik i ri. Një mundësi është edhe kjo, por Mossad në variantin e Magen David Adom, sic e quajnë izraelitët Kryqin e Kuq, duket më shumë si një gjenialitet i izraelitëve se sa një dështim i Netanjahut.