Në zonën e ndaluar të Çernobilit lindi një foshnje e vetme, sot është 20 vjeçe. Prindërit e saj refuzuan të dalin nga zona e ndaluar, sepse qeveria nuk i kishte dhënë një shtëpi të pranueshme si kompensim.
Pasi lindën vajzën, ata u qortuan nga e gjithë bota, sepse vajza pinte qumësht nga lopët e dhitë e ushqyera me bar të ndotur, dhe pinte ujë nga çezma me nivele rrezatimi.
Gruaja tha që nuk e dinte për shtatzaninë, deri në çastin kur e lindi vajzën me ndihmën e të shoqit, i cili ia preu kërthizën dhe e pastroi në çast. Ajo refuzoi të largohej, dhe mediat nga e gjithë bota e quajtën kriminele.
Nëna nuk kishte ndërmend të largohej dhe thotë se i vetmi pendim ishte fakti që vajza nuk kishte shokë me kë të luante, sepse ishte vetëm
Çernobili shpërtheu në vitin 1986 duke shkaktuar shumë viktima
Prindërit e Marijka Sovenkos nuk pranuan të largohen, dhe vajza e tyre u bë e vetmja që lindi aty pas shpërthimit
Lajmi mori dhenë ne media dhe të gjithë e quanin nënën kriminele që e ushqente vajzën me qumështin e lopëve të ndotura nga rrezatimi