Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashHoroskopiTe FunditTe Gjitha

Si do të ndikojë planeti Mars në shenjat e horoskopit? Parashikimi nga astrologe Meri Shehu

Astrologia e njohur Meri Shehu ka paralajmëruar se po mbaron ciklin e tij muaji i vështire i Qershorit me shume planete të kundërt dhe me eklipse të fuqishme dhe Marsi përfundon ciklin e tij dhe fillon nga Dashi.

Dashi: Një energji e shumëpritur do t’ju ngrejë moralisht dhe do t’ju japë fuqi dhe shanse për të bërë gjëra të reja në jetën tuaj, si ne planin personal ashtu edhe në atë profesional. Duhet t’u shmangeni përballjeve me ligjin apo njerlz me pushtet.

Demi: Së brendshmi do të keni një zjarr të pashuar, nj pasion të madh, një dashuri të fshehtë që mund t’ju lodhë apo t’ju stresojë nësee nuk e gjeni rrugën e duhur per t’u realizuar.

Binjaket: Jeta juaj sociale shoqërore apo qëllimet tuaja do të jenë në rrugën më energjike të mundshme dhe mund të fitoni reputacion nëse bëni një betejë të zjarrtë dhe të sinqertë.

Gaforrja: Marsi ju fton në duele dhe sqarime apo në ngacmime të fuqishme me te cilat duhet të përballeni me antagonizëm, por edhe me burrëri e shënjester të saktë.

Luani: Marsi do të behet aleati juaj në një çështje shumë të rëndesishme apo në një betejë ku mendohej se i kishit mundësite teëpakta për të fituar. Sidomos në çështje ligjore, komunikimin me jashtë dhe në dashuri.

Virgjëresha: Do të futeni në një periudhë me shpenzime të fuqishme të cilat ju ftojnë të bëni investime apo të sqaroheni me të kaluarën në çështje ekonomike. Po ashtu në jetën erotike do të keni shumë xhelozi dhe përballje.

Peshorja: Marsi del perballë jush dhe kjo ju çon në një antagonizëm të dukshëm në të gjitha llojet e marrëdhenieve, sidomos në çift dhe bashkëpunime. Kujdes pasi kundërshtarët tuaj janë të vendosur për luftë.

Akrepi: Një Mars e bën Akrepin më të qartë se me kë ka të bëjë në fushën e ndjenjave dhe në ate ekonomike. Duke ditur pozicionin e kundërshtarit, Akrepi do të dijë të përballet. Marsi ju fton për jetë të vrrullshme dhe punë në aksion.

Shigjetari: Marsi eshte ne pozicionin me te mire per ju ne ceshtjet erotike. Shume pasion, dashuri, flirt, argetim. Por nuk do mungoj xhelozia dhe padurimi

Bricjapi: Nje Mars do te thote per ju se do fusni flaken ne shtepi. Perpiquni ta kontrolloni apo te beni per vete partneret apo familjaret me tendenca marsiane. Gati per ndeshje apo lodra fuqie

Ujori: Marsi do jete me i miri per ju per udhetime, ide te reja, makina apo levizje me energji te larte. Cdo filozofi e juaja do kete te beje me antagonizmin ne baze te njohurive dhe infromacionit. Do njihni shume meshkuj ne kete periudhe

Peshqit: E mbajtet Marsin ne gji per shume muaj. Kush ja arriti te mos digjet nga inati, xhelozia apo vetpermbajtja tani ka mundesi te shperthej ne kerkesa ekonomike dhe erotike.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *