Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KAS për fletën e votimit në zgjedhjet Parlamentare të 25 Prillit. Kandidatët në fletën e votimit do të identifikohen me numra dhe jo me emër dhe mbiemër.
Trupa gjykuese e Kolegjit Zgjedhor që shqyrtoi këtë çështje u përbë nga Gentjan Medja, Alma Kolgjoka, Manjola Xhaxho, Esmeralda Xhili dhe Asim Vokshi. Relatore e çështjes është gjyqtarja Manjola Xhaxho.
Kujtojmë se ishte Partia Demokratike e cila ankimoi vendimin në Kolegjin Zgjedhor, pasi KAS rrëzoi kërkesën e PD-së që fleta e votimit të ishte me emra dhe e renditur në mënyrë vertikale dhe jo horizontale. Gjithashtu PD paditi logon e Bindjes Demokratike pasi ajo ka ngjashmëri me atë të sajën dhe krijon konfuzion në fletën e votimit.
(R.G/Faxweb.al)