Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashSportTe FunditTe Gjitha

Priftërinjtë dalin kundër Maradonës: Mos i vini stadiumit të Napolit emrin e tij

Një grup priftërinjsh i kanë shkruar një letër kryepeshkopit të Napolit, Crescenzio Sepe duke kërkuar që të qëndrojnë kundër vendimit për të emëruar Stadio San Paolo me emrin e Diego Armando Maradona.

Legjenda e Napolit vdïq në moshën 60-vjeçare pas një sùlmi në zemër javën e kaluar. Kryebashkiaku i Napolit, Luigi De Magistris vendosi menjëherë të emërojë Stadio San Paolo me emrin e legjendës argjentinase.

Por, kjo zgjedhje që nuk po gjen pëlqimin e të gjithëve dhe tani kanë filluar të dalin zërat kundër.

Sipas Il Mattino, një grup priftërinjsh të Napolit i ka shkruar një letër kryepeshkopit të qytetit, Sepe, duke kërkuar që të qëndrojë kundër vendimit për të emëruar Stadio San Paolo në emër të Maradonës.

“Stadio San Paolo duhet të jetë emri i të shenjtit që na solli Jezusin”, thuhet fillimisht në letër.

“Me përulësi, ne ndiejmë përgjegjësinë t’ju ​​themi. Të gjithë jemi dakord për një gjë: nuk duam një propozim të tillë. Do të ishte mirë të emërtosh Stadiumin San Paolo-Maradona, si në Milano ku ka San Siro-Meazza”.

Letra është nënshkruar nga don Salvatore Giuliano, don Luigi Merola, don Carmine Amore, don Lello Ponticelli dhe don Armando Sannino.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *