I pyetur nga gazetarët nëse pavarësisht kundërshtimeve të BE-së, do të miratohej projektligji i amnistisë fiskale, kryeministri Edi Rama preferoi t’i shmangej përgjigjies së drejtëpërdrejtë, duke u shprehur se kjo bëhej për “hallin e popullit”.
Ndërsa shtoi se edhe në vende të tjera të bashkimit Europian, ishin ndërmarrë politika të tilla.
Edi Rama: Po ju me kë jeni, me shqiptarët apo me përrallat? Hallin e kujt qani në këtë rast? Se unë jam këtu për të artë hallin e tyre. Ne jemi në diskutim mtë gjithë dhe po mundohemi të krijojmën jë bazë ku të gjejmë dakordësi. Ne këtu jemi për të bërë detyrat karshi shqiptarëve, pa shkelur dhe pa shpikur gjëra që nuk kanë lidhje me legjislacionin dhe BE-në. Amnistitë fiskale i kemi parë dhe studiuar nga vendet e BE-së. Në këto vende janë bërë shumë amnisti. Në Itali janë bërë edhe më shumë se në vende të tjera, nuk po bëjmë një shpikje. Sa i përket parasë së zezë, këtu bëhet fjalë për para të kursyera nga puna në të zezë jo nga punët e zeza. Pak më shumë respekt kur flisni për emigrantët dhe pak më shumë vetëdije se ky nuk është një ligj për mua, nuk është një ligj për politikanët.