Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Shumë shpejt në parlament! Këngëtari shqiptar ‘lë’ muzikën për tu bërë pjesë e politikës?

Kastro Zizo ka zbuluar në intervistën për ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj se shumë shpejt do jetë pjesë e parlamentit.

Duke njohur natyrën e tij të drejtpërdrejtë, u pyet për deputetët më acarues, për të cilët nuk dha emra sepse do jetë shumë shpejt brenda sallës dhe nuk dëshiron të fillojë të flasë për këto gjëra që tani.

Pjesë nga biseda 

Dembacaj: Për cfarë jemi të etur sot?

Zizo: Shqiptarët përgjithësisht janë të etur për paranë e lehtë, për një lidership. Dhe në familje ne duam një lider. Jemi të etur për të gjetur veten tonë. Ende një shqiptar i thjeshtë nuk e di çfarë është.

Dembacaj: Cili deputet i zonës acaron dhe demin?

Zizo: Ka plot në fakt. Ka shumë deputetë që mua më acarojnë, pozitë, opozitë. Ka fytyrë-derra gjithandej, sigurisht pa i përgjithësuar. Ka njerëz të mirë, shumë intelektualë. Me deputetë ne personifikojmë një njeri hajdut, që vetëm vjedh dhe e shfrytëzon pushtetin. Nuk janë gjithë ashtu, ka njerëz që mendojnë për këtë vend. Ka dhe nga ata që të acarojnë.

Dembacaj: Një që të acaron?

Zizo: Duke u marrë me politikë, kam përshtypjen që për pak vjet do jem brenda asaj salle. Jam rritur pak për të qenë dhe më diplomat, kështu që pa emra. Vetja ime do më acarojë shumë kur të bëhem deputet.

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *