Kryeministri Rama në një bashkëbisedim me gazetarët pas konferencës së përbashkët me kryeministrin maqedonas dhe presidentin e Serbisë, është shprehur se shumë shpejt do të bëhet publik ligji special kundër grupeve krinimale.
Rama tha se një grup i gjerë me partënerë ndërkombëtarë do ti futen një lufte të panjohur më parë ndaj krimit të organizuar dhe masa ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të grupit “Kap ça të kapësh”,
“Lidhur me ligjin special shumë shpejt ne do ta bëjmë publik dhe më lejoni të mos nxjerr ende detaje. Kjo është edhe një arsyet e mungesës sime të zakonshme në publik. Kemi punuar me një grup të gjerë pune, me partnerë ndërkombëtarë dhe kemi grupuar shumë eksperienca botërore dhe kam vendosmërinë të hyjmë në një luftë të pa njohur më parë kundër krimit të organizuar dhe të marrim masa kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve të grupit KÇK”, theksoi ai.