Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashPolitikëShëndetiTe FunditTe Gjitha

“Shumë miliarda duhen investuar”, BE ndihet e kërcenuar ekonomikisht, nis lëvizjet kundër pandemisë

Pandemia globale po jep efekte shkatërruese jo vetëm në shëndetësi por edhe në ekonomi duke paralajmëruar një krizë të rëndë financiare.

Kështu shumë shtete kanë filluar paketat lehtësuse ekonomike për ti ardhur në ndihmë shteteve të tyre. Edhe Bashkimi Europian si një familje e madhe ndihet i kërcënuar nga kjo valë pandemie.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u ka bërë thirrje vendeve të BE të investojnë miliarda në buxhetin e bllokut për të shmangur pasojat katastrofike ekonomike nga kriza aktuale e koronavirusit.

Në një artikull për gazetën “Welt am Sonntag”, ajo sqaroi se me “Plan Marshall për Evropën” i referohet programit të rimëkëmbjes të vendosur nga SHBA në periudhën 1948-1952 për të ndihmuar ekonomitë e Evropës Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore.

Presidentja e Komisionit Evropian tha se buxheti i BE u pranua nga të gjitha shtetet anëtare si një mjet për të nivelizuar pabarazitë në një frymë solidariteti dhe se ai tani duhet të përshtatet për të përballuar krizën.

Shumë miliarda duhen investuar sot për të shmangur një katastrofë më të madhe, do t’i lidhin brezat së bashku”, shkroi ajo, duke e quajtur krizën një shans për të përtërirë ndjenjën e bashkësisë midis kombeve të Evropës”, u shpreh Ursula von der Leyen.

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *