23:48 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Shtyhet votimi për kryeministrin e ri të Britanisë, rrezikohej nga hakerat

08:11 | 03/08/2022
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtyhet votimi për kryeministrin e ri të Britanisë, rrezikohej nga hakerat

Votimi nga anëtarët e Partisë Konservatore të Britanisë për të zgjedhur kryeministrin e ardhshëm është shtyrë pasi një agjenci britanike zbulimi paralajmëroi se hakerët kibernetikë mund të ndryshojnë rezultatet e votimit, njoftoi të martën gazeta “The Telegraph”.

Sipas raportit, nuk kishte kërcënime specifike nga një vend armik, ndërsa këshillat ishin kryesisht të karakterit të përgjithshëm lidhur me procesin e votimit dhe dobësitë në rrjet.

Si rezultat i shqetësimeve, Partia Konservatore është detyruar të ndryshojë planet për të lejuar anëtarët të ndryshojnë më vonë gjatë garës votën e tyre për udhëheqësin e ardhshëm.

Ende nuk janë lëshuar fletët e votimit me postë për rreth 160 mijë anëtarë të partisë, të cilët tashmë janë paralajmëruar se mund të mbërrijnë deri më 11 gusht, thuhet në shkrimin e gazetës britanike. Sipas planit të mëparshëm, fletët e votimit do të dërgoheshin të hënën.

Ish-ministri i Financave Rishi Sunak dhe Sekretarja e Jashtme Liz Truss po konkurrojnë për të marrë postin e kryeministrit të ardhëm britanik pas dorëheqjes së zotit Boris Johnson.

Zonja Truss kryeson në sondazhet e opinionit midis anëtarëve të Partisë Konservatore, të cilët do të vendosin përmes votave se kush do të bëhet kryeministri i ardhshëm më 5 shtator.

Një zëdhënës i Qendrës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike (NCSC), pjesë e Qendrës së Kominikimeve Qeveritare (GCHQ), tha se i kishte dhënë këshilla Partisë Konservatore. Qendra e Komunikimit të Qeverisë (GCHQ) mbledh të dhëna nga e gjithë bota për të identifikuar dhe ndaluar kërcënimet ndaj Britanisë.

“Mbrojtja e proceseve demokratike dhe zgjedhore në Mbretërinë e Bashkuar është përparësi për NCSC dhe ne punojmë ngushtë me të gjitha partitë politike parlamentare, autoritetet lokale dhe deputetët për të ofruar udhëzime dhe mbështetje për sigurinë kibernetike”. tha një zëdhënës i NCSC-së për agjencinë e lajmeve Reuters.

Pas

Barcelona nis me “spastrimet”: zyrtarizon largimin e parë, radhën e ka Depay! Serie A e pret?!

Para

Shqipëria me përqindjen më të lartë të njerëzve në Europë që nuk mund të ndjekin një dietë të shëndetshme

Para
Shqipëria me përqindjen më të lartë të njerëzve në Europë që nuk mund të ndjekin një dietë të shëndetshme

Shqipëria me përqindjen më të lartë të njerëzve në Europë që nuk mund të ndjekin një dietë të shëndetshme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.