Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Shtyhet seanca për “njeriun e ISIS”: Mos më ekstradoni, do të më vrasin…

Shtyhet seanca gjyqësore e shtetasit rus Resul Miklaev, i cili u arrestua 40 ditë më parë në vendin tonë dhe akuzohet si pjesë e ISIS që në vitin 2013.

Miklaev është lutur në sallën e gjyqit që të mos ekstradohet në Rusi duke thenë se “Ju lutem mos më dërgoni atje, pasi do të më vrasin”. Ai i mohoi akuzat, duke theksuar se nuk kishte të bënte fare me organizatat terroriste.

Seanca gjyqësore ndaj 34 vjeçarit u shty pasi mungonte pa ndonjë shkak të arsyeshëm përfaqësuesi i prokurorisë, organit që ka kërkuar shqyrtimin e ekstradimit të tij në Rusi ku akuzohet për vepër penale që ka lidhje me terrorizmin. Miklaev kërkoi të mbrohej nga një avokat kryesisht pasi nuk ka para të paguaj një avokat personal, ndërkohë gjykata ka ofruar edhe nje perkthyese.

Gjithashtu, edhe që avokati i 34-vjeçarit të njihet me dosjen dhe akuzat që rëndojnë mbi klientin e tij. Seanca e radhës në ngarkim të tij, pritet të mbahet në 10 shtator të këtij viti.

Rasul Miklaev, 34 vjeç, një person i kërkuar si terrorist prezantohej përpara stafit të Kareçit si Diego Maradona. Vetë stafi dhe punonjësit e policisë kufitare ia kishin vendosur emrin X, ndërsa njëkohësisht të huaj dhe agjentët e antiterrorit të bindur se bëhej fjalë për një terrorist, vazhdonin të komunikonin me ndërkombëtaret dhe tu kërkonin shenjat e gishtave.

Ajo që e tradhtoi Rasul Mislaev nuk ishte karakteri i tij i çuditshëm apo fakti që qëndronte i mënjanuar nga të tjerët, por e tradhtoi një telefonatë, një telefonate e cila i çoi autoritet shqiptare në një komunikim të vazhdueshëm me Rusinë, që nga ana e saj konfirmoi se ky shtetas ishte me kartelën ‘red notice’.

 

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *