Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetEkonomiFlashTe FunditTe Gjitha

Shtyhet për herë të dytë Milot-Fier, tani në 11 nëntor, ndryshojnë disa kushte për operatorët

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shtyrë për herë të dytë afatin për dorëzimin e ofertave lidhur me projektin dhënie me koncesion/partneritet publik privat e projektimit, ndërtimit, operimit, mirëmbajtjes, rehabilitimit dhe transferimin e segmentit rrugor Milot – Thumanë – Kashar – Luzi i Vogël – Fier.

Data e re për dorëzimin e ofertave është caktuar 11 nëntori ndërkohë që në dokumentin e qeverisë që argumenton këtë shtyrje janë bërë edhe disa ndryshime për specifikimet teknike lidhur me operatorët.

Këto specifikime lidhen me gjatësinë e urave që kanë ndërtuar këta të fundit, vëllimi i punimeve me beton, punimet me shtresa asfalti.

Ndryshimet në Specifikime

Konkretisht ministria sqaron në shkresën e saj se pika 1.3.2 ne DSK paragrafi III, nënparagrafi a, b, c, d, e, f si vijon: Ishte: a. Ura Ndërtimi i të paktën 8 (tete) urave me gjatësi > 100 metra secila ku të paktën një prej tyre te jete (1) > 400 metra b. Tunele Përfundimi i gërmimeve i të paktën 2 (dy) Tuneleve të Autostradës> me një gjatësi prej1000 m. c. Beton Punime beton me vëllim > 1.200.000 m3 d. Punime asfalti Shtresa e asfaltit > 2,000,000 tn e. Shtrim rruge Ndërtimi i rrugëve > 1,500,000 m3 . f. Punime tokësore (Gërmime) Punime tokësore (Gërmime > 30,000,000 m3 ).

Bëhet: a. Ura Ndërtimi i të paktën 8 (tete) urave me gjatësi ≥ 100 metra secila ku të paktën një prej tyre te jete (1) ≥ 400 metra b. Tunele Përfundimi i gërmimeve i të paktën 2 (dy) Tuneleve të Autostradës me një gjatësi ≥ se 1000 m. c. Beton Punime beton me vëllim ≥ 1.200.000 m3 d. Punime asfalti Shtresa e asfaltit ≥ 2,000,000 tn e. Shtrim rruge Ndërtimi i rrugëve ≥ 1,500,000 m3 . f. Punime tokësore (Gërmime) Punime tokësore (Gërmime ≥ 30,000,000 m3 )” thuhet në dokumentin e ministrisë.

Projekti për rrugën Milot-Fier

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e hapi procedurën për rrugën Milot -Fier në muajin korrik të këtij viti. Kjo rrugë sipas prezantimit që bëri në atë kohë ministrja Balluku do të jetë e gjatë 115 kilometra dhe do të përshkohet për 75 minuta. Rruga do të ndërtohet nga koncesionari dhe do të jetë me pagesë.

Sipas dokumenteve qeveria është angazhuar që të garantojë maksimalisht 121 milionë euro për koncesionarin për 17 vitet e para të operimit nga vitit 2024 që parashikohet të jetë viti i parë deri në vitin 2040 teksa të ardhurat bazë përgjatë kësaj periudhe janë vlerësuar 1.7 miliardë euro.

Koncesisoni ka një afat 35 vjeçar por trafiku do të garantohet për më pak se gjysmën e viteve të operimit. Kjo është garancia maksimale që ka vlerësuar qeveria në dokumentet e saj dhe si kriter përzgjedhës për operatorin do të funksionojë skema se kush do kërkojë më pak garanci nga shteti.

Sipas tabelës së dhënë nga MIE në vitin e parë të operimit të ardhurat bazë të vlerësuara nga shteti janë 60 milionë euro dhe garancia maksimale nga shteti është 4.2 milionë euro. Në vitin e dytë 2025 të ardhurat e parashikuara janë 62.6 dhe maksimumi që mund të garantojë shteti janë 4.3 milionë euro.

E kështu vazhdon logjika me një garanci maksimale prej 7 për qind të vlerës bazë të të ardhurave deri në 2040 kur parashikohet që vlera bazë e të ardhurave të jetë 1.7 miliardë euro për konceisonarin dhe maksimumi i garancisë që mund të jetë dhënë nga shteti në rast të mungesës së trafikut 121 milionë euro./Monitor

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *