21:29 | 08/08/2022
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Advertisement
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shtrenjtimi i çmimeve të karburanteve, analiza e REL: Turistët do udhëtojnë vetëm me autobuzë, pushimet do jenë më të shkurtra

16:52 | 26/06/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çmimet e larta frenojnë konsumin e karburanteve, rënie për të dytin muaj radhazi në prill

Shtrenjtimi i derivateve të naftës imponon planifikimin e më shumë ditëve të pushimit në qendrat turistike të Maqedonisë së Veriut, apo në destinacionet turistike në vendet fqinje, ndryshe nga vitet e fundit kur pushimi ndahej në tre ose katër pjesë, ose lëvizej në më shumë qendra turistike, thonë qytetarët e anketuar nga Radio Evropa e Lirë.

“Vitet e kaluara kur bëja pushimet në Shqipëri, kam pasur mundësi të udhëtoj në më shumë vende të ndryshme turistike, dhe jo të jem i pozicionuar vetëm në një vend të vetëm, por tani me rritjen e çmimit të naftës, shikojmë ofertat që kanë destinacione më të shkurtra këtu brenda në Maqedoni të Veriut, për të bërë një balancë me rritjen e çmimeve të naftës, përkatësisht kostos së transportit”, thotë Blerimi, teksa planifikon pushimet me të shoqen dhe dy vajzat e tij.

Në bazë të një përllogaritjeje të Radios Evropës së Lirë, për të arritur nga Shkupi në Ohër, gjegjësisht për 360 kilometra vajtje-ardhje nevojiten 3 mijë e 520 denarë (57 euro), apo rreth 20 euro më shumë, krahasuar me një vit më herët.

Meri Stojanovska tregon për Radion Evropa e Lirë, se vitin e kaluar pushimet i ka kaluar në Malin e Zi.

Ajo këtë vit ka vendosur të udhëtojë me autobus, pasi vetëm për karburant të veturës i është dashur të ndajë rreth 130 euro.

“Do të udhëtoj me autobus, nuk kam çfarë të bëj. Shpenzimet do të kenë kosto të lartë nëse udhëtoj me veturën time private”, shprehet ajo.

Marija Sotirovska, pensioniste, thotë se më herët me të shoqin gjatë verës pothuajse çdo fundjavë kanë shkuar në shtëpiza në fshatrat përreth Liqenit të Mavrovës, por këtë vit, për shkak të shtrenjtimit të karburanteve, preferojnë të qëndrojnë më gjatë.

“Çmimet janë tejet të larta. Tash e tri javë nuk e kemi ndezur veturën. Presim të shkojnë në pushim fëmijët, që mos kujdesemi për nipin dhe të qëndrojmë më gjatë në Mavrovë. Më herët, çdo fundjavë shkonim, por tani nafta është dyfish, ndërkohë që pensionet janë po të njëjtat”.

Agjencitë turistike, në anën tjetër, thonë se është rritur interesimi i qytetarëve për ofertat veçanërisht për në Turqi, pas zhvlerësimit të lirës turke kundrejt dollarit amerikan.

“Interes më të madh ka për në Turqi, veçanërisht për ato oferta që mbulojnë transportin. Megjithatë në destinacionet më të afërta, më të moshuarit preferojnë transport të organizuar me autobus, kurse më të rinjtë zgjedhin veturat private”, thotë Suzana Zelenikoska nga një agjenci turistike në Shkup.

Sipas saj, shtrenjtimi i derivateve të naftës imponon dhe shtrenjtimin e ofertave, që në disa raste mbetet minimal, në mënyrë që të respektohen kontratat me klientët.

“Kemi marrëveshje të tilla me shumë qendra turistike që ndërlidhen me shtrenjtimin e naftës. Në këtë mënyrë, ata përllogarisin shpenzimet e tyre, në këtë rast bëjmë të pamundurën që me klientët tonë të mbetemi korrekt dhe të shkurtojmë nga përfitimi që ka agjencia, aq sa mundemi”, tregon Zelenikoska.

Përgjatë kësaj jave nafta e papërpunuar për një fuçi ka shënuar rënie në bursat ndërkombërare për shtatë dollarë, por çmimi i këtij produkti në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje dy herë brenda javës që e lamë pas, duke u barazuar me benzinën, apo rreth 1.80 euro për litër.

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski, thotë se rritja e çmimit të naftës së përpunuar ka të bëjë me presionin që bën rritja e kursit të dollarit në vend.

Në bazë të të dhënave të Agjencisë Evropiane për Statistika, Eurostat, pjesa më e madhe e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut përdorin makina me naftë, rreth 53 për qind, 44 për qind me benzinë dhe vetëm tre për qind kanë vetura me gaz.

Pothuajse i papërfillshëm është numri i qytetarëve që kanë vetura me rrymë elektrike./REL

ShareTweetSendShareSend
Pas

Lituania kritikohet për trajtim diskriminues të refugjatëve

Para

U ritakua me të bijën pas 32 vitesh, nëna bie pa ndjenja në mes të emisionit: Piva ilaçe që të vdisja kur më thanë se…

Para
U ritakua me të bijën pas 32 vitesh, nëna bie pa ndjenja në mes të emisionit: Piva ilaçe që të vdisja kur më thanë se…

U ritakua me të bijën pas 32 vitesh, nëna bie pa ndjenja në mes të emisionit: Piva ilaçe që të vdisja kur më thanë se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Fax News LIVE







Të Fundit

Peleshi kërkoi evakuimin e qytetarëve që rrezikohen nga zjarret, Meta: Shqipëria po digjet sepse përvëlohet nga korrupsioni qeveritar…

“Efektivë që tolerojnë horrat, por jo qytetarët”, Gledis Nano “ultimatum” vartësve: Reflektoni urgjent, mesazh që s’duhet të bjerë në vesh të shurdhër

Vdekja e çiftit shqiptar në Nju Jork, flet motra e 28-vjeçares: E vrau Florindi bashkë me ëngjëllin në bark, mjekët e paralajmëruan…

“Drejtësi për Jonadën”, mbyllet protesta para Kryeministrisë, peticion për shkarkimin e ministrave

Do i kërkonin live dorëheqjen, protestuesit marrin Ramën në telefon, kryeministri nuk u përgjigjet

Fëmijët me pankarta në duar ulen në shkallët e kryeministrisë, mesazhi për Ramën: Kë do përqafojnë sonte prindërit e Jonadës? (FOTOLAJM)

“Jonada sot ka prindër të gjithë shqiptarët”, i afërmi i 7-vjeçares: Ajo është amaneti juaj, mos prisni t’ju vdesë një i afërm…

Me thirrjet “Çuçi dhe Kumbaro, kriminela me kollaro”, protestuesit zhvendosen drejt Kryeministrisë

“Drejtësi për Jonadën”, protestuesit lyejnë me bojë të kuqe muret e Ministrisë së Brendshme

“Protestojmë, mbrohemi dhe e vrasim frikën bashkë”, qytetarët me pankarta për vrasjen e 7-vjeçares nga skafi në Potam (FOTO)

© Copyright 2022, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by wearedope.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2022, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by wearedope.com.