Kryetari I Partisë Demokratike Lulzim Basha nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se qeveria duhet duhet të rrisë numrin e testimeve.
Kjo masë sipas kreut të demokratëve përveç se shkëput zinxhirin e transmetimit, ka disa benefite edhe në fusha të tjera pasi shkurton kohë e karantinës dhe nuk lejon thellimin e krizës ekonomike.
Postimi i plotë
“Për të evidentuar të prekurit nga COVID-19, dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit, qeveria duhet të rrisë numrin e testimeve.
Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë!
Sa më pak testime,
aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit,
dhe rritet numri i të infektuarve dhe i viktimave.
Sa më pak testime
aq më gjatë vazhdon karantina
dhe thellohet kriza ekonomike.
Duhet vepruar TANI, çdo ditë e humbur kushton jetë”!
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/639283393303981/?t=20