Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShëndetiTe FunditTe Gjitha

Shtohen rastet me lijë dhe zjarr nate, ‘mbushet’ spitali me pacientë

Shumë pacientë kanë mbushur spitalet, pasi janë prekur nga viruse të ndryshme.

Shefja e infektivit, Najada Çomo ka bërë me dije se janë shtuar disa raste të qytetarëve me shenja të virusit të lijës së dhenve dhe të sëmundjes së zjarrit të natës.

Ajo thekson se vetëm në këto ditë të para të 2020-ës, janë paraqitur tri qytetarë në ditë të prekur nga virusi i lijës së dhenve dhe të sëmundjes së zjarrit të natës.

Për Ora News, mjekja ka thënë se lija është infektuese, ndërsa për zjarrin e natës nuk duhet të ketë asnjë lloj meraku, pasi nuk përhapet.

“Kur ke 2 apo 3 do të thotë që numri është më i madh për arsye se të paktën lija e dhënëve është infeksion që përhapet nga njeriu te njeriu. Ndërsa zjarri i natës nuk përhapet. Një pjesë marrin mjekim dhe mjekohen në kushte shtëpie”, tha Çomo.

Nga ana tjetër, temperaturat e ulëta, kanë shtuar edhe rastet e gripit. Në urgjencë, paraqiten rreth 80 persona në dite.

“Janë dhe personat që kanë sëmundshmëri kronike që janë më vulnerabël për tu sëmurur nga infeksione të ndryshme, siç janë ato respiratore apo infeksione të sistemit nervor qendror, siç janë meningitet apo encefalitet për arsye se nuk janë sëmundje të lehta”, theksoi Çomo.

Ajo shprehet se janari pritet të sjellë një numër më të lartë të të infektuarve me grip, teksa këshillon qytetarët që të shmangin kontaktet me personat e sëmurë.

Mjekja shprehet se qytetarët duhet të bëjnë kujdes dhe me ushqimet që konsumojnë gjatë festave, pasi intoleranca ushqimore, alkooli dhe temperaturat e ulëta, ndikojnë negativisht në gjendjen shëndetësore të njeriut.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *