Shteti i Victorias ka shpëtuar nga Covidi pasi ka lënë dyert e spitalit pacienti i fundit që ishte i infektuar me koronavirus. Bëhet fjalë për një burrë rreth të 90-ve, i cili doli nga spitali ditën e hënë.
Kjo është hera e parë që nga 21 Shkurti që nuk ka asnjë të shtruar që ka nevojë për tu trajtuar nga Covidi në spitalet e Victorias.
Shtetet australiane morëm masa të rrepta në muajt e verës dhe vendosën me detyrim mbajtjen e maskës në vende publike. Ditën e dielë, Victoria shënoi ditën e 23-të pa regjistruar asnjë rast të ri apo viktimë nga Covidi.
Ndërsa të hënën, viktorianët u bashkuan me të afërmit, të dashurit dhe miqtë e ndërshtetëror, ndërsa u rihap kufiri për ti dhënë fund izolimit katër mujor. (A.M/Faxweb.al)