Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Shteti po na mashtron”, fermerët sfidojnë shiun ‘litar’, protestojnë para Ministrisë (Video)

Fermerët janë mbledhur sot përpara ministrisë së Bujqësisë, ku kanë protestuar për mungesën e subvecioneve të qeverisë.

Pavarësisht reshjeve të shiut, dhe kushteve aspak të favorshme të motit, fermerët shprehen të vendosur se do të protestojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Këtë vit prodhimet janë shitur me një çmim shumë të ulët, çka ka bërë që mijëra fermerë të mos nxjerrin dot paratë e investimeve që kanë kryer.

“Nuk po nxjerrim dot as rrogën për veten tonë, jemi tre veta  në familje që po punojmë, po mbytemi në borxhe”, shprehet një prej fermerëve që ishin pjesë e protestës.

Për më shumë ndiqni intervistën e realizuar nga gazetarja e Fax News, Mirilda Tili:

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *