AktualitetEkonomiFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Shteti i ka borxh shtetit, vuajnë punonjësit/ 1171 ente shtetërore nuk kanë paguar sigurimet shoqerore

Entet shtetërore duke filluar nga Kuvendi i Shqiperisë dhe deri tek vetë drejtoritë e tatimeve nuk kanë paguar sigurimet shoqërore të punonjësve. Borxhi është mbi 13 mld lekë, ndërsa lista e plotë e borxhlinjve është publikuar nga monitor.

Mbi 1000 ente publike janë debitore sipas të dhënave zyrtare nga Tatimet, ku mijëra persona që punojnë në shtet u rrezikohen pensionet*. Debitorë që nga Kuvendi, ministritë, tatimet, dogana, ujësjellësit, bashki, klube futbolli, qendra shëndetësore, zyra arsimore kanë shkaktuar një borxh total në 13.8 miliardë lekë në fund të 2018 dhe u zgjerua me 19% në një vit, dhe arriti në 16.4 mld leke
Detyrimet e papaguara nga enetet publike kapin shifrën mbi 16 mld lekë. Ndërsa lista e institucioneve të cilat nuk kanë derdhur sigurimet shoqërire dhe shëndetësore është 1171, ku përveç instutcionee të jashtme, edhe vetë drejtoritë e tatimeve nuk kanë paguar.

Entet publike që nuk i kanë paguar rregullisht sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore deri në fund të vitit 2018 kanë akumuluar borxhe në vlerën e 13.8 miliardë lekëve, ose rreth 110 milionë euro. Detyrimet janë krijuar në katër vitet e fundit, pasi në vitin 2015, qeveria “Rama”, e cila sapo erdhi në pushtet i shleu të gjitha detyrimet e gjetura nëpërmjet një pakete të re borxhi mbi 500 milionë euro.
Detyrimet e akumuluara, të cilat duhet të shkonin për llogari të arkës së Sigurimeve Shoqërore kanë krijuar efekte negative të shumëfishta.

Buxheti i shtetit i subvencionon të ardhurat e munguara nga taksa e sigurimeve prej të ardhurave të tjera të përbashkëta nga buxheti. Në këtë mënyrë, shqiptarët i kanë paguar me taksa të tjera abuzimet që administrata e shtetit dhe entet publike kanë bërë me fondet e sigurimeve. Këto fonde janë të planifikuara, por drejtuesit e enteve buxhetore devijojnë përdorimin e tyre në destinacione të tjera. Ndërsa efektet afatgjata lidhen me dëmet që këto borxhe do të krijojnë në pensionet e pleqërisë ndaj personave që po punojnë aktualisht në entet borxhlie.

Gjithsesi, Ministria e Financave dhe Ekonomisë shprehet se ky problem do të zgjidhet duke realizuar një ndryshim në Udhëzimin e Zbatimit të Buxhetit 2019, përmes së cilit specifikohet se pagesat e sigurimeve shoqërore të institucioneve buxhetore do të kryhen njëkohesisht me pagesën e borderosë, dhe jo pas 20 ditëve si në parashikimin e mëparshëm.(Mirilda Tili/ Fax News)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *