Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Shteti duhej të ishte më përgjegjës”, Budina akuza qeverisë: Banorët e strehur në çadra s’kanë batanie e jorgan

Regjizori Edmond Budina këtë pasditë ndodhet pranë banorëve në Thumanë, të cilët po strehohen në çandrat e vendosura. Budina tha se Teatri Kombëtar bëri thirrje për ndihmë dhe qytetarët reaguan në kohë.

Gjithashtu, regjizori është shprehur shumë i irrituar me qeverinë, pasi duhet të ishin më përgjegjës për njerëzit. Më tej, Budina ka bërë thirrje që Teatri Kombëtar të mos prishet por të ndërpritet gjithçka po bëhet.

“Teatri Kombëtar bëri thirrje për të mbledhur ndihmat nga qytetarët. Ka forca të shumta të ushtrisë dhe të policisë, por duhet të ishin më të shumë të organizuar. Shteti duhej të ishte më shumë përgjegjës. Nata është e ftohtë, këtu nuk ka batanie, jastikë, jorgan. Shqipëria do të bëhet nëse ne do të dijmë të shpërndajmë dashurinë për njëri-tjetrit. Teatri Kombëtar nuk ka pësuar asnjë krizje, ndaj i kërkojë me urgjencë qeverisë të ndalojë atë që po i bën Teatrit. Ne jemi këtu për ti ndihmuar njerëz, shumë prej tyre na janë ankuar duke na thënë “Na ndihmoni, na jepni ndihma”.

(K.H/Faxweb.al)

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *