01:22 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Shteti’ dhe ‘krimi’ në një makinë, çfarë iu gjet në mjet biznesmenit vlonjat që u ekzekutua në atentatin e djeshëm, shoqërohej nga një polic

09:40 | 11/05/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Shteti’ dhe ‘krimi’ në një makinë, çfarë iu gjet në mjet biznesmenit vlonjat që u ekzekutua në atentatin e djeshëm, shoqërohej nga një polic

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin e ndodhur në Vlorë ditën e djeshme, ku dy persona ekzekutuan me breshëri kallashnikovi 40-vjeçarin Bledar Birçaj.

Në makinë me 40-vjeçarin ndodhej dhe një tjetër person, i cili mundi t’i shpëtonte mrekullisht breshërisë së plumbave.

Burime bëjnë me dije se shoqëruesi që ka qenë në makinë me Bircaj është punonjës i policisë së antidrogës në Vlorë, i identifikuar me inicialet G.D.

Mësohet se viktima ka qenë i armatosur pasi në automjetin e tij i është gjetur një pistoletë tip ‘Beretta’.

Kujtojmë se nuk ka ende asnjë të ndaluar apo të shoqëruar si autor të dyshuar për atentatin e mesditës së djeshme në Vlorë. Ndërkohë, në polici për t’u pyetur lidhur me ngjarjen janë shoqëruar mbi 20 persona. Të shoqëruarit ishin dëshmitarë, apo persona të afërt të viktimës. Ata janë pyetur për të mësuar rreth konflikteve që 40-vjeçari mund të ketë pasur në të shkuarën.

Dëshmitë tashmë janë marrë e administruar në procesverbal me shpresën për të gjetur indicie që mund te çojnë në zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorëve të atentatit ndaj Bledar Briçajt. Gjithashtu për identifikimin e autorëve hetuesit shpresat më të mëdha i kanë te kamerat e sigurisë.

Sipas burimeve mësohet se janë sekuestruar dhjetëra kamera sigurie, ku përvec vendit ku u ekzekutua Briçaj, hetuesit kanë sekuestruar edhe disa kamerave biznesesh, të rrugës nga ku u larguan autorët.

Kjo me qëllim për të gjetur edhe gjurmë të personave që mund t’i kenë ndihmuar, pasi hetuesit dyshojnë se përveç dy autorëve që qëlluan drejt mjetit me të cilin udhëtonte viktima dhe shoferit që i largoi pas krimit, janë ndihmuar edhe nga persona të tjerë, të cilët i kanë informuar për lëvizjet e 40-vjeçarit.

Ndërkohë burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se pista kryesore ku po punohet dhe ku janë përqëndruar hetimet për atentatin djeshëm, është ajo e përplasjes mes grupeve kriminale në qytetin bregdetar.

Hetuesit kanë dyshime se atentati ndaj 40-vjeçari Birçaj mund të jetë vijim i përplasjeve mes grupeve rivale  jashtë vendit, kryesisht për konflikte të lindura në Spanjë e Belgjikë. Birçaj sipas policisë kishte vetëm tre javë që ishte kthyer nga Spanja, ku atje dyshohet se ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës.

Bledar Birçaj u ekzekutua mesditën e së hënës në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit” në qytetin e Vlorës. 40 vjeçari po udhëtonte me një makinë tip “BMW” dhe është qëlluar  me breshëri, nga dy  kallashnikov të ndryshëm nga një distancë shumë e afërt. Një person i dytë që ka qenë në makinë me viktimën, ia ka dalë t’u shpëtojë mrekullisht plumbave.

Etiketa: bircaj ne vlorebledar bircajvrasja ne vlore
Pas

Luftanija amerikane, 30 të shtëna paralajmëruese ndaj anijeve të ushtrisë iraniane

Para

Kultivonin bimë narkotike në brendësi të ullishtes së tyre, arrestohen 2 persona në Poliçan

Para
Kultivonin bimë narkotike në brendësi të ullishtes së tyre, arrestohen 2 persona në Poliçan

Kultivonin bimë narkotike në brendësi të ullishtes së tyre, arrestohen 2 persona në Poliçan

Discussion about this post

 



Të Fundit

“T’i japim fund luftës në Gaza”, Macron: Franca do ta njohë shtetin e Palestinës

​Kim Jong-un urdhëron ushtrinë të përgatitet për luftë të vërtetë

Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Juventus bën merkato në Portugali, zyrtarizohet lojtari

Fotografonte fshehurazi pasagjeret e mitura në tualetin e avionit, dënohet me 18,5 vite burg

Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen në Gazë

Izraeli thotë se po i lejon ndihmat për në Gaza, akuzon OKB-në se s’po e kryen punën e vet

Dëshmitë tronditëse nga Gaza: Mund të na vrasin, por prapë shkojmë të marrim miell

Vrau katër studentë në Idaho, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni me 49 persona në bord, mes tyre dhe fëmijë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.