Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Shtëpia e pa banuar rrezikon banorët, prej 2 vitesh pritet mbledhja e ‘komisionit’

Boboshticë, rrezikojnë t’u bjerë mbi shtëpi, banesa e rrënuar 200 vjeçare e komshinjëve që nuk jetojnë aty prej më shumë se 50 viteve.

Prej 2 vjetësh bashkia Korçë e ka konstatuar problemin dhe i thotë qytetarëve të shmangin kalimin në atë pjesë të shtëpisë, deri sa të marrë vendim komisioni për prishjen e objektit. Bashkia pas dy vjetësh ende nuk kishte marrë një vendim, pasi nuk kishte një ligj të ri për funksionimin e komisionit.

Pas interesimit të Fiksit, bashkia gjeti hapsirën ligjore për ngritjen e komisionit brenda muajit, dhe prishjen e objektit 10 ditë pas marrjes së vendimit.

Vasil Galo, banor i Bobshticës, të cilit i rrezikohet banesa dhe jeta nga shëmbja e shtëpisë së rrënuar, tregon se pas rënies së tërmetit të fundit situata është përkeqësuar akoma më shumë. Ata nuk po kanë mundësi dhe kanë frikë të kalojnë në atë pjesë të shtëpisë ku kanë të përqëndruar punën me të cilën ushqehen.

Sipas tyre bashkia i ka thënë para dy vjetësh që do merret një vendim për prishje, por ende nuk kanë ardhur. Me anë të të njëjtës shkresë u kanë rekomanduar shmangien e kalimit në këtë pjesë të shtëpisë. Kalim që sipas qytetarëve nuk e shmangin dot, pasi në atë pjesë të shtëpisë kanë magazinën ku mbajnë produktet të cilat prodhojnë dhe më pas shesin për të siguruar të ardhura.

Në një intervistë për Fiksin Drejtori i IMT-së Korçë, Idlir Limllari deklaroi se brenda dy javëve, do mblidhet komisioni që do marrë vendim për prishje, dhe brenda muajit ajo ndërtesë e vjetër që rrezikon qytetarët do të prishet. Sipas tij kjo ndërtesë nuk është prishur më përpara pasi nuk ishte mbledhur komisioni që punonte akoma me ligjin e vjetër.

Pas interesimit të Fiksit, bashkia gjeti hapsirën ligjore për ngritjen e komisionit brenda muajit, dhe prishjjen e objektit 10 ditë pas marrjes se vendimit./TCH

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *