Një 31-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila banonte në Soresina të Itali ka çuditur karabienierët dhe stafin mjekësor me veprimin e saj. Ajo nuk ndihej mirë dhe shkoi në urgjencën e spitalit Crema, ku iu nënshtrua tamponit për të parë nëse ishte e infektuar me koronavirus.
Mesa duket, kishte frikë të mësonte rezultatin dhe u largua nga godina e spitalit. Gjatë arratisjes, pësoi aksident pasi humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga pranë Rondo di Ca delle Mosche. Një patrullë e policisë dhe një ambulancë ndërhynë në vendin e aksidentit dhe kthyen 31 vjeçaren në spital.
Sapo mbërriti, gjithçka që kishte ndodhur doli në dritë dhe mësoi se ishte infektuar me Covid ndaj duhet të izolohej e të fillonte trajtimin. (A.M/Faxweb.al)