Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Shqiptarja fiton zgjedhjet, emërohet prokurore në SHBA (EMRI+PROFILI)

Një shqiptaro-amerikane, fitoi ditën e djeshme zgjedhjet për postin e prokurorit në prefekturën Loudon të shtetit të Virxhinias në SHBA.

Demokratja Bute Biberaj mori 52,303 vota ose 49,5% të tyre kundrejt kandidates Nicole Wittmann që mori 50,218 vota.

Biberaj vjen nga familja shqiptaro-amerikane Biberaj nga Tropoja. Budja është një prej 8 fëmijëve të Hysen e Aishe Biberaj.

Familja Biberaj është vendosur në Loudon të shtetit Virxhinia, ndërkohë që vetë Bude Biberaj ka lindur në SHBA. Ajo vazhdoi studimet për drejtësi dhe është e njohur në komunitet si avokate dhe gjyqtare.

Biberaj me banim në qarqet administrative Fairfax dhe Loudon të shtetit Virxhinia, afër Washingtonit është e njohur tanimë për gjurmët pozitive dhe arritjet e shumta të anëtarëve të saj në fusha të ndryshme, jo vetëm në komunitetin shqiptaro-amerikan por edhe në jetën e përditshme amerikane, në përgjithësi, sidomos në fushën e biznesit, politikës, gazetarisë dhe tani edhe drejtësisë.

Ajo vendosi të kandidojë për Partinë Demokratike amerikane për kryeprokurore dhe mori një mbështetje të gjerë nga njerëz të fushës dhe mediat.

Në vitin 2006, ajo u emërua gjyqtare zëvendësuese për Rrethin e 20-të Gjyqësor. Gjatë 11 viteve të saj në punë, ajo kryesoi qindra çështje penale dhe civile.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *