Ngjarja e rëndë ku një prej 3 elektricistëve humbën jetën tragjikisht ndërsa po punon në një shtyllë të tensionit të lartë në Greqi, ka tronditur të gjithë. Bëhet me dije se 45-vjeçari shqiptar që humbi jetën tragjikisht me kolegët e tij grekë, është Aleks Bruka baba i tre fëmijëve, me origjinë nga Rrësheni.
Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari Bruka së bashku me kolegët Giannis Karlatiras 43-vjeç, dhe George Toskas 55-vjeç, ishin duke riparuar një shtyllë korrenti kur u goditën nga një tension prej 20 mijë volt.
Sipas dëshmive të qytetarëve që ndodheshin aty pranë, shqiptari ishte godit më shumë nga rryma elektrike dhe prej dy orësh zjarrfikësit nuk mundeshin të tërhiqnin dot trupin, ndërsa koka i kishte marrë flakë.
“Gjithçka ndodhi 50 metra larg sheshit qendror të fshatit. Njerëzit u çmendën nga ngjarja, ata filluan të bërtisnin. Për fat të keq, tre njerëz vdiqën nga një gabim.
Njëri ishte një 45-vjeçar me origjinë shqiptare dhe ishte ai që u godit nga rryma në shtyllë dhe dy të tjerët, më të rinj, ishin grekë. 45-vjeçari kishte një vdekje të tmerrshme, pasi ndërsa goditja elektrike e goditi, rrobat e tij morën flakë dhe i dogji kokën”, ka thënë banori.
Ndërkohë mediat greke kanë publikuar dhe pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet masakra e krijuar nga energjia elektrike.
(R.G/Faxweb.al)