Është zbardhur vrasja e të riut shqiptar Armando Beqiraj, që tronditi Islandën në 13 Shkurt të këtij viti. Mediat islandeze raportojnë se autori është një shqiptar, i cili e ka pranuar krimin, ndërsa policia vendase thotë se vrasja ka ndodhur për shkak të lidhjes së viktimës me krimin e organizar.
Autori i arrestuar për vrasjen e Beqirajt është Angjelin Stërkaj, 35 vjeç, por në rrjetet sociale identifikohet si Angjelin Mark Stërkaj. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare, pasi rezulton në listën e të kërkuarve, nën akuzën e vjedhjes me dhunë.
Sipas mediave ndërkombëtare ai ka jetuar në Islandë për rreth 7 vjet dhe është e qartë se kishte armiqësi midis tij dhe Armando Beqirit, të ndjerit. Armando drejtonte një kompani sigurie me disa bashkatdhetarë të tij. Policia pretendoi sot në një konferencë për shtyp se ai kishte pasur lidhje me botën e krimit.
Angjelin Stërkaj u arrestua tre ditë pas vrasjes së Armando Beqirit. Ai vazhdimisht e mohoi se kishte lidhje me ekzekutimin e Armando Beqirit, por hetimet dhe të dhënat e policisë zbuluan se vrasja ishte kryer nga ai.
Burimet e pakonfirmuara të medias islandeze pretendojnë se armiqësia personale midis Armando dhe Angjelin është arsyeja kryesore e vrasjes.
Armando Beqiri u ekzekutua me pistoletë silenciator më 13 shkurt në derë të shtëpisë, rreth orës 23:57, sapo ishe kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar makinën. Autori i cili po e priste e ka qëlluar me më shumë se 5 plumba, pas shpine, në qafë dhe kokë, duke bërë që 33-vjeçari të ndërronte jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
(E.K/Faxweb.al)