AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Shqiptari shkon në tavernë me të dashurën rumune, takon ish-in/ Plas sherri me thika, disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lido Tevere në Ponte San Giovanni, ku një mbrëmje tradicionale rumune ka përfunduar në sherr me grushte dhe thika.

Policia ka arrestuar dy persona për tentativë vrasje dhe plagosje të rëndë, njëri prej të cilëve shqiptar ndërsa tjetra rumune. Të dy kishin shkuar për të kaluar mbrëmjen në klubin e natës.

Siç raportojnë mediat shqiptari ka takuar në klubin e natës ish-partneren dhe fill pas kësaj ka nisur sherri.

Bëhet e ditur ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.30 të natës mes të hënës dhe të martën.Shqiptari dhe rumuni ishin të armatosur me thika dhe gjatë përleshjes goditën me thikë gjashtë të tjerë, që ndërhynë për të shuar mosmarrëveshjen: dy shqiptarë, tre rumun dhe një kosovar.

Dy agresorët gjithashtu u plagosën. Në atë kohë nuk kishte asnjë klient tjetër.Nga të plagosurit, tre janë rëndë, por jo në rrezik për jetën.

Dy gratë rumune 21 dhe 30 vjeç dhe një burrë 38 vjeç u plagosën rëndë dhe u transportuan në spitalin Santa Maria della Misericordia. Ata kanë plagë në qafë, shpinë, këmbë, kyçe, duke iu nënshtruar shumë qepjeve.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *