Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Francë, ku protagonist është një 32-vjeçar shqiptar. Sipas informacioneve makina e drejtuar prej të riut humbi kontrollin duke përfunduar në livadh duke u përplasur në një pemë.
Siç shihet dhe nga fotot, përplasja ka qenë shumë e fortë dhe makina është shkatërruar plotësisht. Shërbimet e urgjencës arritën ta identifikonin shqiptarin 6-orë pas aksidentit. Në vendin e ngjarjes shkuan rreth 20 zjarrfikës si dhe një ekip mjekësor. Shqiptari përfundoi në gjendje të rëndë në spital.
Autoritetet franceze kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti