Një shtetas shqiptar i identifikuar si Trisas është vrarë mëngjesin e të premtes në një zonë rezidenciale në rrugën León Febres-Cordero, sektori La Aurora.
Krimi ndodhi në orën 05:00 dhe sipas raporteve të para, rojet dyshohet se ishin nënshtruar nga burra të armatosur, të cilët më vonë mbërritën në shtëpinë ku jetonte shqiptari.
Vrasësit ishin veshur si policë, tha prokurori Walter Jaramillo, raportojnë mediat spanjolle. Zyrtari shtoi se shqiptari u vra me të paktën gjashtë plumba.
I ndjeri sipas mediave spanjolle ka histori të shkuar kriminale, pasi ka qenë në burg deri vitin e kaluar dhe ishte i dyshuar për vdekjen e një shqiptari tjetër. (A.M/Faxweb.al)