Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Operacioni antidrogë, arrestohet shqiptari i rrezikshëm në Greqi

Gjashtë shqiptarë janë vënë në pranga gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar në Athinë. Sipas mediave greke bëhet fjalë për një prej grupeve më të rrezikshme të trafikimit të hashashit dhe kokainës nga Shqipëria.

Operacioni i gjerë i policisë u krye në Voula, një zonë në kryeqytetin helen. Mësohet se aksioni u krye të enjten në mëngjes dhe në pranga është vënë edhe drejtuesi i kësaj organizate, një shqiptar, që nga autoritetet greke konsiderohet si një prej drejtuesve më të rrezikshëm të mafias së drogës vitet e fundit. Ky person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, operonte në zonat periferike jugore të Athinës.

Policia i ishte vënë pas në bazë të informacioneve që kishte marrë. Monitorimi i tij ka zgjatur për rreth 1 muaj. Gjatë aksionit të së enjtes, policët sekuestruan në një banesë një sasi hashashi e kokaine si dhe një pistoletë. Madje mediat greke shkruajnë se autoritetet i druheshin një përplasjeje me armë me shqiptarin.

Po ashtu gjatë operacionit kanë mbetur të plagosur dy oficerë policie. Ata po mbanin në vëzhgim një prej makinave të të dyshuarve, por u përplasën me një automjet civil dhe për shkak të aksidentit një agjente ka mbetur e lënduar rëndë.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *