Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Pamjet/ Si u ekzekutua nga 7 ‘policë’ shqiptari në Ekuador, lidhja me trafikun e drogës

Një shqiptar u ekzekutua të premten në rrugën León Febres-Cordero, në Daule të Ekuadorit. Mediat raportojnë se viktima është identifikuar si Adriatik Tresa, 45 vjeç. Ngjarja ndodhi në orën 05:00 të mëngjesit, kur disa burra që u paraqitën si policë, hynë në kompleksin e banimit të Treskës, teksa drejtonin dy makina.

Siç shihet në pamje, ata hyjnë në shtëpinë e shqiptarit duke pretenduar se kishin një urdhër gjykate për të kontrolluar shtëpinë.

Në shtëpi gjendeshin Tresa dhe kunata e saj, një grua ekuadoriane e cila u bë dëshmitare e ekzekutimit të 45-vjeçarit.

Prokurori Walter Jaramillo, i cili po drejton hetimet, shpjegoi se gruaja dhe i ndjeri ishin ulur në një divan dhe kur ajo u ngrit për të kërkuar që t’i tregonin asaj urdhrin e kontrollit, një nga burrat qëlloi Tresën gjashtë herë me pushkë. Siç raportojnë mediat skena ka qenë e përgjakshme.

Menjëherë pas kësaj, fqinjët kanë raportuar të shtënat në polici dhe kanë parë vrasësit të largohen me shpejtësi me makinat e tyre. Ndërkohë organet e hetimit kanë dhënë disa detaje në lidhje me këtë ekzekutim.

Sipas tyre, kanë qenë të paktën shtatë persona që morën pjesë në vrasjen e 45 vjecarit: dy shoferë, dy persona që ruanin jashtë banesës dhe tre të tjerë që hynë në shtëpi dhe ekzekutuan shqiptarin, i cili rezulton të jetë i martuar me një grua ekuadoriane dhe mbante dokumenta të rregullta qëndrimi në Ekuador.

Autoritetet ekudoriane zbuluan se viktima ishte pjesë e një hetimi të Njësisë Kundër Narkotikëve, si i dyshuar në përfshirjen e trafikut të drogës.

Tresa ka qenë më herët i dënuar për posedim dhe armëmbajtje pa leje për gati trembëdhjetë muaj. Përveç kësaj, ai ka qenë nën hetim në vitin 2013 për krimin e pastrimit të parave. Vitet e fundit ka pasur disa episode të dhunshme ku janë përfshirëë shqiptarët.

Prokurori i cështjes tha se disa javë më parë disa persona janë përpjekur të rrëmbenin të Tresën por pa sukses. Në maj 2013, Adriatik Tresa u arrestua në një shtëpi në Samborondón të Ecuadorit së bashku me disa persona të tjerë si pjesë e hetimit për vdekjen e gazetarit Fausto Valdiviezo.

Ministri i atëhershëm i brendshëm, José Serrano, tha se një bandë kushtuar trafikut të drogës dhe pastrimit të parave ishte e përfshirë në krimin e ndodhur ndaj gazetarit.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *