Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Shqiptari merr përpara grupin e fëmijëve me biçikleta, humb jetën 16-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Lamia, Greqi. Një shqiptar ka aksidentuar për vdekje një djalosh 14-vjeçar, që vinte përballë tij në një rrugë të errët pa ndriçim dhe trotuare, mbi një biçikletë.

Aksidenti i rëndë ndodhi pak para orës 22 të mbrëmjes së të enjtes, kur makina e drejtuar nga shqiptari 44-vjeçar u përplas me një grup fëmijësh me biçikleta. Ai e plagosi rëndë fëmijën, që nuk arriti të mbijetonte në Urgjencë.

Siç raportohet nga mediat fqinjë, në rrugë ishin pesë femiëj me biçikleta, që kishin fenerë dhe drita të pasma dhe po lëviznin në rrugën e fshatit  Achinou – Karavomylou. Papritmas, shoferi që i pa fëmijët minutën e fundit ,reagoi për t’i shmangur, por nuk mundi se ishte shpejt. Ai manovroi për të shmangur biçikletën e parë, por humbi kontrollin dhe goditi të dytën dhe të tretën.

Si rezultat, një nga dy vëllezërit binjakë u plagos rëndë, ndërsa vëllai tjetër binjak dhe një mik i viktimës morën lëndime më të lehta.

Babai i viktimës që ishte mjek i njohur në Lamia, nxitoi për fëmijën e plagosur rëndë por nuk arriti ta mbantë dot gjallë në spitalin e Lamias.

Policët e Lamias kanë arrestuar shoferin dhe i kanë bërë testin e kontrollit në gjak.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close