Një shqiptar i identifikuar si Leonard Vukcaj, 41 vjec ka rënë në prángat e pòlicisë britanike pasi ktheu fermë kánábisi shtëpinë ku banonte. Shkak për árrestimin e tij u bënë fqinjtë, të cilët u zemëruan nga hyrje-daljet e tij të shpeshta, si dhe era e rëndë që vinte nga banesa, ndaj lajmëruan pòlicinë.
Efektivët ushtruan kontroll në banesën e tij, ku zbuluan kánábisin me vlerë 100 mijë paund që po kultivohej në disa dhoma. Ai përdorte drita të montuara që zëvendësojnë diellin dhe ujitjen për rritjen e lëndës nárkòtike. 41-vjecari do të përfitonte 1500 paund për rritjen e 136 bimëve.
Përveç kësaj, qëndrimi i Vukcaj në Britani ishte i paligjshëm pasi përdorte dokumente false dhe patentën e shoferi të një shtetasi italian.(A.M/Faxweb.al)