AktualitetFlashKosovaKryesoreTe FunditTe Gjitha

Shqiptarët shpërngulen në Kosovë pas tërmetit, ja sa njerëz janë futur në pikën kufitare gjatë 24 orëve të fundit

Lëkundjet e forta të tokës të rgjistruara në datën 26 Nëntor në orën 03:56 të mëngjesit kanë detyruar shqiptarët të shpërngulen. Nga tërmeti 6.4 ballë u shënuan 51 viktima, rreth 900 të plagosur, ndërsa me dhjetëra qytetarë nuk kanë më një shtëpi mbi kokë.

Në këto ditë zie shqiptarëve u kanë ardhur në ndihmë kosovarët. Si për të kthyer nderin e bërë në kohën kur Kosova ishte në gjendje lufte, kosovarët kanë hapur dyert e banesave të tyre për të strehuar shqiptarët e prekur nga tërmeti.

Sipas Pikës Kufitare të Vermicës në Kosovë, vetëm në 24 orët e fundit janë futur në këtë pikë 7072 persona. Të gjithë këta qytetarë janë drejtuar drejt shtetit kosovar për t’u strehuar. Vullnetarët e Kosovës gjatë këtyre ditëve kanë ardhur me autobusë e makina personale për të ofruar ndihmat e tyre, por edhe për të marrë banorët e prekur me vete.

Dje ishte këngëtari i njohur Capital T ai që bëri me dije se deri tani në Kosovë janë strehuar afro 20 mijë shqiptarë. “Ish kampi i kforit Gjerman ne Prizren me kapacitet 800 persona e me kushte shume te mira tani eshte stermbushur. Nevoja eshte E MADHE per ushqime te shpejta (racione ditore) si dhe gjera te tjera higjenike.
Tani numerojme afersisht 20’000 persona te strehuar ne Kosove 🇽🇰🇦🇱”, shkroi këngëtari.

Ndërsa aktivistja Emine Imeri tha dje se Kosova po i kthen Shqipërisë atë që bëri para 20 viteve.Teksa po mblidhte ndihma për shqiptarët, aktivistja u përlot dhe u lut që ndihmat të mos keqpërdoren pasi ka njerëz të varfër që kanë hequr pallton dhe e kanë dhuruar.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *