Dy persona kanë vdèkur nga korònavirusi në komunat me shumicë serbe gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që janë regjistruar 15 raste të reja dhe janë shèruar 16 të tjerë.
Epidemiologu i Institutit të Shëndetit Publik në Mitrovicë, Aleksandar Antonijevic në një konferencë për media se dy personat e vdèkur janë nga Shterpca, shkruan radiokontakt plus. “Nga 60 tèste 22 janë ritestuar nga të cilët janë shèruar 16 persona. Në komunat veriore janë shënuar 9 raste të reja kurse në komunat tjera 6 të tjerë”, tha ai në konferencë.
Deri tani, numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 8.104 nga 36.050 persona të dyshimtë në vírusin SARS-CoV-2, me gjithsej 212 raste të vdèkjes të cilët kanë pasur sèmundje të tjera shoqëruese.(A.M/Faxweb.al)