Pòlicia greke në Kakavijë ka vënë në pránga 4 shtetas shqiptarë dhe 2 grekë pasi kishin falsifikuar PLF (Passenger Locator Form) shkresë, e cila konfirmon lëvizjen dhe hyrjen në territorin grek të aplikantëve që duan të hyjnë në Greqi.
Kjo leje vlen vetëm për shtetasit e BE dhe për shqiptarët që shkojnë si punëtorë sezonalë apo kanë nënshtetësi greke. Ndërsa katër shqiptarët janë vënë në pranga pasi kontrolli grek në kufi vuri re falsifikimin e dokumentit tek data.
Nëse plotësohet dokumenti si qytetar i thjeshtë, përgjigja vjen pas 24 orësh ndërkohë që 4 shqiptarët e árrestuar e kishin manipuluar duke u hequr si shoferë kamionash, gjë që i shkaktoi árrestimin. Ngjarja ndodhi në orët e bona të mbrëmjes së djeshme. Njëri prej shqiptarëve gati shtypi një pòlic grek të Kakavijës kur u zbulua mashtrimi dhe tentoi të árratisej, por nuk ia doli.