Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Denoncimi/ “Mbi 100 shqiptar mbeten të bllokuar në aeroportin e Zyrihut, askush nuk u përgjigjet”

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku me anë të shkrimi në Facebook bën me dije se në aeroportin e Zyrihut janë bllokuar rreth 100 shqiptarë dhe askush nga ambasada jonë nuk i përgjigjet telefonatave të tyre.

Çollaku shton se papergjegjshmeria e drejtuesve te Ministrise se Jashtme eshte flagrante dhe nje rast i perseritur dhe se kjo gjë është një shkelje flagrante e ligjit të sheërbimit të jashtem dhe detyrave themelore qe keta drejtues kane.

Postimi i plotë

Mbi 100 shqiptare te bllokuar ne aeroportin e Zyrihut. Shqiptaret e bllokuar sipas deshmive deklarojne se po perpiqen te kontaktojne me numrat e ambasades tone,por asnje numer nuk pergjigjet. Situate e turpshme, degraduese dhe diskriminuese per qytetaret shqiptare.

Ministria Jashtme dhe perfaqesite tona diplomatike e konsullore kane detyre e detyrim ligjor e kushtetues te mbrojne e kujdeset per jeten, interesin dhe dinjitetin e cdo shtetasi shqiptare jashte kufijve te Republikes se Shqiperise.

Papergjegjshmeria e drejtuesve te Ministrise se Jashtme eshte flagrante dhe nje rast i perseritur. Indiferenca e drejtuesve te perfaqesive tona diplomatike eshte nje shkelje flagrante e ligjit te sherbimit te jashtem dhe detyrave themelore qe keta drejtues kane.

Mjerisht, ambasadat e konsullatat tona sidomos ne vendet perendimore jane kthyer ne resorte turistike per familjare, miq e kliente te ministrave dhe oligarkeve.

Shteti paguan konvaleshencat disa vjecare te kusherinjve te ministrave veshur me gezof diplomatik, nderda qytetaret shqiptare poshterohen neper kufijte dhe aeroportet e botes. (M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *