Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Shqiptarët ”lënë nam” dhe për Vitin e Ri, familja me 6 anëtarë përleshet në mes të sheshit, e përfshirë dhe një grua shtatzënë

Një familje shqiptarësh, e përbërë nga 6 anëtarë, ka qenë protagoniste e një sherri në mbrëmjen e 31 Dhjetorit në Itali, ku janë përleshur me njëri tjetrin dhe kanë përfunduar në spital.

6 persona po ziheshin e po rriheshin natën e Vitit të Ri në zonën e Piazza della Repubblica, raportojnë mediat italiane, që shtojnë se është dashur ndërhyrja e ambulancave, karabinierëve dhe policisë bashkiake për të rikthyer qetësinë në shesh.

Sipas hetimeve paraprake, sherri që ndodhi kishte motiv një zënkë familjare, që mbetet ende e pazbardhur.

Sherri nisi vetëm gjysmë ore para ndërrimit të viteve. Gjashtë personat e përfshirë në përleshje janë të gjithë me origjinë shqiptare, përfshirë një grua shtatzënë. Ishin disa kalimtarë të rastit që të alarmuar për atë që po shihnin lajmëruan forcat e sigurisë në Piazza della Repubblica.

Pesë ambulanca erdhën në vendngjarje për të transportuar të lënduarit në urgjencë, identitetet e të cilëve nuk bëhen me dije nga ana e mediave.

Burimi: Livornopress.it

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *