Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Shqiptarët ‘dynden’ në Serbi për t’u vaksinuar kundër Covid-19, çfarë shkruhet në mediat serbe

Qindra qytetarë nga Kosova kanë shkuar në Bujanoc për të marrë vaksinën anti-COVID që po jepet nga autoritetet shëndetësore të Serbisë.

Siç raportojnë mediat serbe, shqiptarë të shumtë nga disa komuna në Kosovë janë në Bunjanoc për vaksinën anti-COVID. Ato raportojnë se qytetarët kryesisht janë nga Gjilani dhe komunat përreth.

“Bujanovacke” shkruan se drejtori i Qendrës Shëndetësore aty ka thënë se ky institucion u jep vaksinat anti-COVID qytetarëve të Kosovës, vetëm me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë në Serbi.

Në fakt, Serbia kishte sjell disa doza të vaksinës anti-COVID-19 në Mitrovicë të Veriut në fund të dhjetorit, por pas reagimit të institucioneve të Kosovës, procesi u ndalua.

Për këtë çështje, inspektorati i Ministrisë së Shëndetësisë të mërkurën ka bastisur edhe shtëpinë e shëndetit në Shtërpcë, në kërkim të vaksinave ilegale të sjella nga Serbia. Pas kësaj, Qeveria e Serbisë ka vendosur që serbët e Kosovës të marrin vaksinën anti-COVID-19 në Kurshumli, qytet në kufi me Kosovën.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *