Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Shqiponja dhe delfini ‘çméndën’ botën, si qëndron e vërteta e videos virale

Imazhet e një shpendi që fluturon mbi plazhin Myrtle në Karolinën Jugut duke mbajtur në kthetra një peshk të stërmadh bënë xhiron e botës.

Skena inpresionuese u shpërnda masivisht në rrjetet sociale dhe janë kapur nga shumë media amerikane që e kanë krahasuar me “Sharknado”, serialin e filmave katastrofikë, që tregonin se në SHBA mbërrinin tornado peshkaqenësh.

Por sipas ekspertëve të cituar nga CBS Neës, kjo video nuk ka asgjë të çuditshme. Dy kafshët në video janë një skifter që ushqehet me peshk dhe një skumbri (ose Elops Linnaeus), dy specie krejt të zakonshme në këtë zonë. Megjithatë përdoruesit e rrjeteve sociale kanë menduar se shpendi ishte një shqiponjë dhe peshku një lloj peshkaqeni apo delfini.

Edhe pse kafshët në video duken të mëdhenj, në realitet kanë përmasa shumë të më vogla. Departamenti i burimeve natyrore në Karolinën Jugut ka thënë se të dyja kafshët janë të zakonshme në këtë zonë.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *