Kosova renditet e 33-ta në Indeksin Global të Lumturisë nga 95 vende të marra në konsideratë, sipas raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Në Gadishullin Ballkanik përpara është vetëm Sllovenia që renditet e 29-ta. Niveli i lumturisë së kosovarëve është 6.3 nga 10 shkallë në raport. Këtu përfshihen jeta e shëndetshme, bujaria, liria për të zgjedhur, mbështetja sociale dhe përshtypjet për korrupsionin.
Ndërkohë që sipas raportit, më të lumturit në botë janë finlandezët.
“Kemi bërë dy lloje pyetjesh. Një për jetën në përgjithësi dhe tjetrën për gjendjen emocionale, stresin, ankthin. Ajo që kemi vërejtur është e qëndrueshme dhe e dobët, megjithëse ne jemi akoma në mes të një krize të thellë ”, thotë Jeffrey Sachs, bashkautor i Raportit Botëror të Lumturisë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të renditura në vendin e 19, ndërsa Shqipëria është renditur e 63-ta.
(E.H/Faxweb.al)