AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Shqipëria ‘pushtohet’ nga zjarret, tjetër vatër e madhe në Rroskovec

Të dhënat paraprake bëjnë të ditur se një zjarr tjetër është shfaqur rreth 3 orë më parë, në një zonë me ullishte të Rroskovecit.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për një zjarr të konsiderueshëm në fshatin Luar, i cili rrezikon edhe një biznes aty afër.

Në vendngjarje po shkojnë shërbimi zjarrfikës nga Patosi. Ndërkohë që po punohet për shuarjen e tij edhe nga banorët.

Ndërkohë vatra të mëdha zjarri janë krijuar në disa zona të vendit, të cilat janë përhapur masivisht. Në zonën e Shëngjinit zjarret po përhapen me shpejtësi duke rrezikuar edhe banesat përreth, të cilat janë shumë pranë vatrave të zjarrit.

Lidhur me këtë,  kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, pas kërkesës për ndihmë të Alfred Kristuli, Drejtor i Përgjithshëm i MZSH-së së Republikës, ka urdhëruar vënien në dispozicion të mjeteve zjarrëfikës dhe efektivëve të MZSH-së Shkodër për shuarjen e zjarreve në Shëngjin të Lezhës.

Mjete dhe efektivë të MZSH-së Shkodër, janë tashmë në vendngjarje dhe bashkë me kolegë të tjerë, janë duke punuar për lokalizimin dhe eliminimin e flakëve.

KRYETARJA E BASHKISË SHKODËR ZJ. VOLTANA ADEMI ANGAZHON SHERBIMIN E MZSH-në PËR SHUARJEN E ZJARRIT NË SHËNGJIN

KRYETARJA E BASHKISË SHKODËR ZJ. VOLTANA ADEMI ANGAZHON SHERBIMIN E MZSH-në PËR SHUARJEN E ZJARRIT NË SHENGJINPrej disa orësh, në zonën turistike të Shëngjinit, janë shfaqur vatra zjarri. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi, pas kërkesës për ndihmë të z. Alfred Kristuli, Drejtor i Përgjithshëm i MZSH-së së Republikës, ka urdhëruar vënien në dispozicion të mjeteve zjarrëfikës dhe efektivëve të MZSH-së Shkodër për shuarjen e zjarreve në Shëngjin të Lezhës.Mjete dhe efektivë të MZSH-së Shkodër, janë tashmë në vendngjarje dhe bashkë me kolegë të tjerë, janë duke punuar për lokalizimin dhe eliminimin e flakëve.

Publiée par Bashkia Shkodër sur Vendredi 23 août 2019

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *