Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Shqipëria në një grusht shteti pa Gjykatën Kushtetuese”, ish-deputeti mesazh të fortë një ditë para protestës

Lidhur me zhvillimet e fundit në parlament ish-deputeti i PD Tritan Shehu ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale. Ai thotë se Shqipëria pa Gjykatën Kushtetuese, që është në mungesë prej një viti është aktualisht në një grusht shteti kundër demokracisë.

Gjatë statusit të tij ish-deputeti shkruan se vendimi i KQZ për zëvendësimin e mandateve dhe për  ta quajtur funksional Kuvendin me një numër deputetësh më të vogël se 140 është pa baza dhe rrezikon demokracinë e Shqipërisë.

Ai apelon se zgjidhja e vetme politike, ligjore dhe kushtetuese janë fillimi i  procedurave për zgjedhje të parakohshme.

Reagimi i plotë:

Aktualisht Shqiperia, pa Gjykaten Kushtetuese, eshte nen nje Grusht Shteti kunder demokracise!
Procedura e tanishme e zevendesimit te mandateve te deputeteve, te dorrezuara keto ne grup si opozite, nuk ka asnje baze ligjore e kushtetuese.
Veprimet e Kuvendit te Shqiperise ne lidhje me kete nuk jane te pajtueshme as edhe me procedurat ligjore per rastet individuale.
Vendimet e KQZ per zevendesimin e ketyre mandateve bien ndesh edhe me vendimin e vitit 1993 te Gjykates Kushtetuese, per zevendesimin jashte vullnetit te partise te tre mandateve te PD ne ate periudhe.
Tentativa per te quajtur funksional Kuvendin me nje perberje shume me te vogel deputetesh se 140 nuk ka asnje baze ligjore per numrin minimal te deputeteve te domosdoshem.
Ne kushtet kur e gjithe kjo procedure thelbesore per demokracine kryhet ne mungesen prej me se nje viti te Gjykates Kushtetuese, e vetmja qe mund te legalizoje apo jo keto veprime, krijohen tiparet e nje Grushti Shteti.
Ne fakt ne te gjthe kete periudhe Vendimet e Kuvendit, te Qeverise etj, kane qene te pa ligjeshme, per derisa askush nuk mund t’i apelonte ato ne ate Gjykate.
Ne keto kushte ka vetem nje zgjidhje politike, ligjore e kushtetuese: fillimi i procedurave per zgjedhje te reja mbi nje platforme te pranueshme.
Ne te kundert ideatoret e aplikuesit e ketyre akteve duhet te akuzohen per tentative per Grusht Shteti te qeverisjes ndaj demokracise e ky duhet perballuar si i tille.

 

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *