Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Del data, ja kur do të hapet kufiri i Shqipërisë me Kosovën

Pas ízolimit nga pándemia, Shqipëria pritet që ta hapë kufirin me Kosovën më 28 maj. Pra në fund të muajit planifikohet të hapet kufiri me Kosovën.
Ndërkohë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë fjalimit të tij të djeshëm në Kuvend paralajmëroi se Shqipëria brenda muajit maj do të jetë e hapur tërësisht nga masat e marra për pandeminë.

“Brenda majit, Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht, kufijtë do të jenë hapur dhe ne do të përgatitemi për sezonin turistik”, tha Rama.
Por, kur do ta hapë Kosova kufirin e saj me Shqipërinë?

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti ka thënë për Klan Kosovën se sipas planit aktual hapja e kufijve dhe aeroporteve rivlerësohet në fazën e tretë të hapjes – që fillon më 1 qershor.
Megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë që hapja e kufijve, në veçanti me Shqipërinë, të ndodhë edhe më herët.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *