14:46 | 31/01/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqipëria më e korruptuara e Ballkanit, 90% besojnë se politika dhe sistemi i drejtësisë është i korruptuar

09:34 | 26/06/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ata janë vënë në anën e drejtë të historisë”, Rama: Falë UÇK-së u trondit ndërgjegjia e perëndimit demokratik, gjyqësi eksperimentale ndërkombëtare

Shqipëria shënoi regresin më të madh në rajon në perceptimin e korrupsionit në vitin 2020 në raport me vendet fqinjë.

Barometri i Ballkanit i këtij viti tregoi se, perceptimi për korrupsionin shënoi rritje të dukshme në Shqipëri për të nëntë sektorët kryesorë me 2019 ne raport me 2018, ku mbizotëronin ryshfetet nga 13-45 % për të gjitha institucionet.

Shqipëria paraqitet me besimin më të ulët ndaj institucioneve. 90 për qind e të anketuarve besojnë se politika dhe sistemi i drejtësie është i korruptuar. Kjo përqindje është pak më e ulët në rajon. Gjithashtu 80 % e shqiptarëve mendojnë se doganat janë të korruptuara dhe 77% e tyre mendojnë se sistemi shëndetësor është i korruptuar. Si më pak të korruptuarat kudo në rajon paraqiten ushtria, shërbimet fetare, Organizatat Joqeveritare.

Gati gjysma e popullsisë, 45% raportojnë se kanë paguar ryshfet për shërbimet në shëndetësi. Pagesat nën dorë për mjeket ishin më të lartat në Rajon teksa shihet se në vendet e tjera, si Maqedonia, Bosnja, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova ky tregues është nga 9 ne Maqedoni në maksimumi 15 % në Bosnjë (shih tabelën e mëposhtme).

Një e pesta e popullsisë në Shqipëri ka pohuar se ka dhënë ryshfet ndaj individëve të gjyqësorit dhe drejtësisë, 16 % kanë paguar dhurata dhe korrupsion për policinë. Në vendet e tjera ta Rajonet pagesat e ryshfetit për drejtësinë dhe policinë janë në intervalin e 1-4% te të anketuarve.

Shqipëria ka bërë hapa pozitiv vetën në korrupsionin ndaj shërbimeve bashkiake të cilat nga 13 për qind në vitin 2018 ranë në 8% në vitin 2019.

Ndërkohë, Bosnja dhe Hercegovina ka rritje të korrupsionit në shtatë nga nëntë kategoritë. Mali i Zi është në skajin tjetër të shkallës me më pak raste të regjistruara të ryshfeteve që paguhen në shtatë nga nëntë kategoritë në shqyrtim.

Indeksi i korrupsionit u përhap gjerësisht kudo në rajon, duke arritur në 31% më 2019 nga 26% që ishte me 2018.

Ka një rritje të dukshme në perceptimin e korrupsionit ndaj institucioneve. Pjesa dërrmuese e sektorëve, organizatave dhe institucioneve të shqyrtuara konsiderohen të korruptuara nga një shumicë dërrmuese e të anketuarve.

Kudo në rajon kriza e besimit në sistemin e sundimit të ligjit rëndon mbi gjyqësorin që konsiderohet i korruptuar nga rreth 80% e të anketuarve, te dytat vijnë për partitë politike (82%).

Në Shqipëri sistemi i arsimit ka marrë një vlerësim me pozitiv për korrupsionin se në vendet e tjera të rajonit.

Pas

“AKU më tha ndërto banjot dhe kuzhinën, i ndërtova”, biznesi në Vlorë prótestë për shémbjet në mes të sezonit: IKMT vjen ma shemb, do nxjerr fëmijët para fadromave

Para

Qeveria amerikane u dërgoi 1.4 miliardë dollarë taksapaguesve që kanë vdèkur

Para
Qeveria amerikane u dërgoi 1.4 miliardë dollarë taksapaguesve që kanë vdèkur

Qeveria amerikane u dërgoi 1.4 miliardë dollarë taksapaguesve që kanë vdèkur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Dorëzohet Luiz Ejlli: Dua të dal nga Big Brother, nuk mund të luftoj kaq gjatë

Konflikti mes policëve në ish-Bllok, AMP: Në hetim efektivi i FNSH-së dhe i Forcës së Posaçme Operacionale

Kryeministri kroat kritikon ashpër presidentin Plenkoviç: Kosova nuk u aneksua, është shtet i pavarur

I kërkuar në Gjermani, Arrestohet në Pikën Kufitare Morinë 45 vjeçari nga Gjakova

200 fëmijë të zhdukur në Britaninë e Madhe, Vani: Janë shumë të rrezikuar, mund të bien pre e trafikimit dhe prostitucionit

Transparency International: Kosova s’e ka nën kontroll korrupsionin, me gjithë luftën kundër tij

Olta Gixhari ‘kërcënon’ Kiarën dhe Efin: Tirana është shumë e vogël, do t’i them të gjitha

Protesta në Francë, kundër rritjes së moshës së pensionit

Rusia nis sulme të reja në lindje të Ukrainës

Mbi 2 orë në SPAK, Kryemadhi besimplotë: Momentet e fundit janë duke ardhur, të ndalohen pagesat për inceneratorin e Tiranës…

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.