Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Stublla Haradinaj ka reaguar për ndalimin e veteranit të UÇK-së, Murtez Kastrati nga autoritetet shqiptare. Ajo ka kontaktuar homologun shqiptar Gent Cakaj, i cili konfirmoi se ish lùftëtari u ndalua për verifikim dhe u lirua rreth 2 orë më parë.
Haradinaj bëri thirrje që së bashku me organizatat ti vihen në dispozicion Shqipërisë të gjithë listat e veteranëve të UÇK, në mënyrë që të ndalojë kèqtrajtimin nga Serbia. “Përkrahja e vlerave të UÇK-së dhe pastërtisë së saj, nuk është vetëm çështje deklaratash!”, shkroi Haradinaj në reagimin e saj.
Reagimi i Meliza Stublla Haradinaj: Me të lexuar njoftimin nga z. Hysni Gucati, rreth ndalimit të ish luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z.Murtez Kastratit, kam kontaktuar menjëherë homologun shqiptar z.Gent Cakaj, i cili ka vepruar shpejtë dhe ka sqaruar që z. Kastrati është ndaluar për verifikim dhe liruar para 2 orësh.
Është e papranueshme se si Serbia shtiret ndërkombëtarisht për kinse ‘konstruktivitet’ ndaj Kosovës, ndërsa posa mbyllen dyert e të ashtuquajturit dialog, vazhdon veprimet ilègale kundër Kosovës.
Kërkesat e Serbisë përmes INTERPOL-it duhet të azhurnohen nga autoritet e Shqipërisë, dhe të reflektojnë realitetin politik e ligjor të Kosovës. Do të angazhohemi bashkë me organizatat e dala nga lùfta që menjëherë Qeveria, respektivisht MPJD dhe MPB e Republikës së Kosovës, t’u vë në dispozicion autoriteteve të Shqipërisë, listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në bashkëpunim të ngushtë me homologun Cakaj, do të veprojmë konform kompetencave tona ligjore e kombëtare, që të mos lejojmë turpërimin e maltretimin e shqiptarëve para kërkesave të tilla jolegjitime dhe joligjore të Serbisë.
Përkrahja e vlerave të UÇK-së dhe pastërtisë së saj, nuk është vetëm çështje deklaratash!(A.M/Faxweb.al)