22:08 | 04/02/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Shqipëria i shiti mbi 1 milion euro armë ndërmjetësit të dyshimtë bullgar, i lidhur me “Baronin”

11:24 | 31/03/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Shqipëria i shiti mbi 1 milion euro armë ndërmjetësit të dyshimtë bullgar, i lidhur me “Baronin”

Një investigim i kryer së fundmi vë përpara përgjegjësisë Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë, e cila akuzohet se i ka shitur armë një ndërmjetësi të dyshimtë bullgar. Referuar investigimit të realizuar nga “Birn”, kompania shtetërore e eksportit të armëve, Meico, akuzohet se i ka shitur 17.5  milionë fishekë kinezë, 350 mortaja dhe 40,000 predha mortajash, me vlerë totale mbi 1 milion euro kompanisë bullgare Alguns Ltd.

Shitja mësohet se është kryer në vitin 2015, ndaj kompanisë bullgare që ishte pjesë e programit të SHBA-ve për trajnimin dhe pajisjen e rebelëve sirianë.

Pronari i kësaj kompania, Alexander Dimitrov, njihet si një partner biznesi i figurës famëkeqe bullgare të krimit të organizuar, Boyan Petrakiev Borisov, i njohur me nofkën “Baroni”. Një dokument i publikuar në vitin 2010 shpjegon se Petrakiev ka qenë i dënuar dhjetë herë si dhe ai u ballafaqua me tetë çështje të tjera për një numër të madh krimesh. 

Në dokumentet e siguruara nga grupi investigues tregohet se si armët e vjetra kineze dhe shqiptare si dhe municionet janë eksportuar në Bullgari si pjesë përfshirëse e katër licencave të eksportit të lëshuara nga MEICO për kompaninë Alguns në vitin 2015.

Sipas ekspertëve të armëve, Bullgaria nuk ka gjasa që të jetë destinacioni final i armëve dhe municioneve shqiptare, duke marrë në konsideratë vjetërsinë e tyre dhe faktin që Sofja ka një ushtri relativisht moderne dhe është anëtarë e NATO-s.

“Roli i Alguns në programin e armatosjes dhe trajnimit të rebelëve sirianë u bë publik për herë të parë në Qershor 2015, kur Francis Norëillo, një veteran 41-vjeçar i marinës amerikane vdiq si rezultat i shpërthimit të një predhe antitanku në një poligon qitjeje në fshatin e Aveno-s në Bullgarinë Qendrore. Ky poligon është pronë e prodhuesit shtetëror bullgar të armëve, VMZ Sopot.

Pas shpërthimit, autoritetet bullgare u shprehën se Alguns kishte marrë me qira poligonin dhe kishte siguruar predhën që shpërtheu. Në Shtator 2015, kompania u sanksionua me një gjobë prej  62,500 euro  pasi kishte dështuar të siguronte një leje nga Ministria e Ekonomisë në Bullgari për seancën fatale, por Alguns i mohoi akuzat dhe u pastrua më pas në Apel.”, shkruhet ndër të tjera në artikull.

Por ky incident nuk është i vetmi ballafaqim i Alguns me ligjin, pasi kjo kompani u gjobit me 1,000 euro në Qershor të 2016-ës, për shkak se nuk kishte siguruar dokumentacionin e duhur për një dyqan municionesh që mbante në Sliven, në jug të Bullgarisë.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: armebirnBullgariashqiperia
Pas

Komisionet e Vettingut, Totozani merr në mbrojtje punën e ekspertëve dhe shpall kandidaturat

Para

Shefja e BE-së e sigurt: S’do ketë mur në Mitrovicë

Para
Shefja e BE-së e sigurt: S’do ketë mur në Mitrovicë

Shefja e BE-së e sigurt: S’do ketë mur në Mitrovicë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Drejtoresha e TKOB, Abigela Voshtina: Viti 2023 sjell sfida dhe risi të reja, motorrat e teatrit nuk pushojnë së punuari

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë për Asociacionin: Duhet t’i ketë për bazë 3 parime themelore

Luizi konfliktohet me Amosin: Nuk më vjen as te maja e gishtit

Anashkalimi i vakteve të ngrënies, çfarë ndodh me organizmin tuaj

SHBA rrëzon balonën kineze të spiunazhit

Interi merr “goditje” të madhe, sulmuesi argjentinas nuk do të luajë në derbin me Milanin

Peshkaqeni sulmon 16-vjeçaren duke notuar, ngjarja e pazakontë përsëritet pas 100 vitesh

Çfarë duhet të keni kujdes për zemrën kur është ftohtë

Shenjat më me fat dhe më të pafat të muajit shkurt

“Vetëm Zoti më ka shpëtuar”, rrëfehet Ronaldo Sharka: Jam bullizuar në shkollë, kam tentuar vetëvrasje

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.