Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas humbje së gjyqit të shtetit shqiptar ndaj biznesmenit Becchetti, ku vendi ynë i duhet të paguajë këtij të fundit një shumë prej 110 milionë euro.
Rama përmes një postimi në Twitter, ka sulmuar presidentin Meta dhe kryedemokratin Basha duke e konsideruar gëzimin e tyre sit ë neveritshëm dhe të parakohshëm.
“Gëzimi i Ilir Metës dhe i Lulepartisë për vendimin e padrejtë të arbitrazhit në favor të një individi që kërkohet nga drejtësia shqiptare është sa i neveritshëm, aq dhe i parakohshëm! Shqipëria ka fituar tre nga katër gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu dhe beteja vazhdon!
Gëzimi sharlatanesk i Presidentit mendjehumbur dhe i partisë që për pushtet po infekton përditë shqiptarët, do të zgjasë pak dhe ata do të humbasin, jo Shqipëria! E cila siç po fiton mbi Armikun e Padukshëm, do të fitojë edhe mbi Marifetçiun e Paskrupullt!”, shkruan Rama në Twitter.