Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

Shqipëria e treta në botë për sigurinë ndaj sulmeve bërthamore dhe atomike! Por çfarë fsheh nëntoka e Kukësit

Regjimi komunist ka lënë pas gjurmët e tij diçka të cilën e dëshmojnë edhe fotot e mëposhtme të cilat tregojnë masat që kishte marrë ndaj ‘sulmeve’ të mundshme nga vendet ‘armike’.

Kukësi Nëntokësor, njëri prej vendstrehimeve më të mëdha në rajon, dhe i fortifikuar për t’u bërë ballë shpërthimeve atomike.

Tunelet të ndara edhe me dëgëzime janë 30 metra nën tokë ndërsa shkallët në formë rrethore nuk kanë të mbaruar në zbritje. Kryqëzime e tunele si një labirinth. Për Kukësin nëntokësor është punuar gati 20 vite e shpenzuar miliarda nga sistemi i kaluar pa llogaritur qindra punëtorë që kanë punuar për ta ndërtuar.

Një spital për 300 shtretër, fabrika e prodhimit të bukës, hapësirat e tjera për vendkomanda e shumë zyra për administratën. Një pjesë e pallateve të ndërtuara në atë periudhë, i kanë në çdo shkallë portat e blinduara dhe tunelet hyrëse për në qytetin e nëndheshëm, bën me dije gazetari i Fax News Ermal Hallaçi.

Pak kohë më pare, mediat ndërkombëtare e rënditën Shqipërinë pas SHBA-së dhe Zvicrës si vendi me sigurinë më të madhe për sulmet bërthamore dhe atomike, për shkak edhe të vendstrehimeve të shumta të ndërtuara gjatë Luftës së Ftohtë.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *