Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ngritur shqetësimin që Shqipëria është e para në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë.
Kreu i shtetit thotë se është koha për të menduar dhe vepruar për shqiptarët, duke sugjeruar marrjen e masave të menjëhershme si lufta efikase kundër varfërisë, anulimi i koncesioneve korruptive, rritja e prekshme e pagave, hapja e vendeve të reja të punës, etj., në mënyrë që të ndalohet shpopullimi i vendit.
“Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile.
Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan.
Lufta efikase kundër varfërisë, zhdukja e monopoleve, anulimi i koncensioneve korruptive, rritja e prekshme e pagave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, ulja e taksave, krijimi i shanseve dhe i mundësive të reja për të rinjtë e ndalojnë shpopullimin.
KOHA PËR TË MENDUAR DHE VEPRUAR PËR SHQIPTARËT”, u shpreh Meta.
(E.H/Faxweb.al)